Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit nëpërmjet inspektorateve të punës të ballkanit perëndimor. Një takim i nivelit të lartë rajonal të Drejtorëve të Inspektorateve Kombëtare të Punës (LI) në Ballkanin Perëndimor u organizua në Tiranë më 27-28 Mars 2019, në kuadër të projektit rajonal “Platforma e Punësimit dhe Cështjeve Sociale në Ballkanin Perëndimor” (ESAP), zbatuar nga ILO dhe financuar nga EU.
Qëllimi i takimit ishte:
- Të ndajë rezultatet dhe eksperiencën e fushatave të Inspektorateve të Punës në kuadër të ESAP.
- Të ndajë pervojat, në lidhje me rolin e inspektorateve të punës në zbulimin dhe parandalimin e punës së padeklaruar, si një pregatitje për vazhdimin e projektit (ESAP 2).
- Krijimi i nje kornize formale për një Rrjet (Network) të Inspektorateve të Punës të Ballkanit Perëndimor.
Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit nëpërmjet Inspektorateve të Punës të Ballkanit Perëndimor u nënshkrua nga Drejtorët e Inspektorateve të Punës, për të zhvilluar një bashkëpunim rajonal, me qëllim për të siguruar të drejtat e çdo punonjësi për kushte pune të sigurta dhe të denja, si një element thelbesor i politikave sociale.
Memorandumi paraqet kuadrin për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve institucionale në nivel shumëpalësh dhe do të jetë një kuadër i rëndësishëm institucional për aktivitetet e planifikuara në kuader të projektit ESAP 2.
Rrjeti do të kontribuojë në promovimin e të kuptuarit të sistemeve dhe praktikave të ndryshme kombëtare të punës në këto vende duke përfshirë politikat, strategjitë dhe mjetet për adresimin e problemeve të pajtueshmërisë, për të inkurajuar shkëmbimin e informacionit ndërmjet shërbimeve kombëtare të inspektimit të punë,s bazuar në përvojat e tyre, monitorimin e zbatimit të legjislacionit, dhe zhvillimin e nje hapësire virtuale për një shkëmbim të shpejtë të informacionit për forcimin ndërkufitar.
Në vitin 2018, Inspektorati Shteteror i Punës së Shqipërisë, me mbështetjen e ILO-s organizoi një fushatë për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në sektorin e ndërtimit, kun ë këtë tryezë prezantoi dhe rezultatet e kësaj fushate.
Duke u mbështetur në atë pervojë, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i Shqipërisë do të zhvillojë një fushatë për SSHP në Industrine Fason, në perpjekje për të trajtuar dhe parandaluar aksidentet apo lëndimet, nisur dhe nga ngjarjet e fundit në kompani, që operojnë në këtë industri.