Shërbimet e mjekësisë së punës

Shërbimet e mjekësisë së punës

VKM-të për shëndetin në punë, përcaktojnë se të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Republikës së Shqiperisë, pavarësisht llojit të aktivitetit dhe numrit të punëmarrësve duhet të paisen me mjek ndërmarrje. Këto VKM përcaktojnë se në bazë të numrit të punëmarreësve , kohën e punës së mjekut të ndërmarrjes, i cili mund të jetë me kohë të plotë, kohë të pjeshme apo ndërsubjektor. Gjithashtu në këto VKM përcaktohet periodiciteti i kryerjes së kontrollit periodik mjekësor në varësi të llojit të aktivitetit të subjektit dhe lloji i testeve ekzaminuese mjekësore në varësi të pozicionit të punës së punëmarrësit. Lista e sëmundjeve profesionale përcakton sëmundjen profesionale që lidhet direkt me profesionin e pacientit dhe ekspozimin në vendin dhe procesin e punës.

VKM-të për Shëndetin në Punë

VKM Nr. 632, datë 15.7.2015 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin nr. 108, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”.

  • pika 6 përcakton “Punëdhënësit e grupeve A dhe B, në zbatim të pikës 2, të kreut II, të këtij vendimi, për çdo 700 punëmarrës, sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje nëpërmjet mjekut të punës. Ndërsa punëdhënësit e grupeve C dhe D, për çdo 1500 punëmarrës, sigurojnë shërbimin mjekësor në ndërmarrje nëpërmjet mjekut të punës të kontraktuar nga jashtë”, ku sqarojmë që kjo pikë sanksionon se kush subjekt do të ketë mjek ndërmarrje me kohë të plotë apo me kohë të pjesëshme, ose ndërsubjektor, duke mos përjashtuar asnjë subjekt pavarësisht llojit të aktivitetit dhe numrit të punëmarrësve.

VKM Nr. 639, datë 7.9.2016 “Për përcaktimin e rregullave, të procedurave e të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit, si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë”.

  1. Për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, punëdhënësi:
    1. punëson punëmarrësit e tij bazuar në raportin e lëshuar nga komisioni mjekoligjor pranë çdo qendre shëndetësore, i cili dorëzohet vetëm në momentin e fillimit të punës;
    2. kërkon kontroll paraprak shëndetësor në momentin e punësimit dhe/ose gjatë tremujorit të parë të punës nga mjeku i punës, për të siguruar që shëndeti i punëmarrësve nuk vihet në rrezik nga ekspozimi ndaj risqeve profesionale;
    3. kërkon ekzaminime të rregullta dhe periodike mjekësore për punëmarrësit, të përshtatshme sipas ekspozimit ndaj faktorëve specifikë të riskut në vendin e punës.
      Vizita mjekësore profesionale periodike në punë kryhet për punëmarrësit me risk të ekspozimit ndaj risqeve specifike për mjedisin e punës, si: agjentëve fizikë, kimikë, biologjikë, mutagjenë/-kancerogjenë etj., të përcaktuar në shtojcën II të këtij vendimi:
    4. të paktën çdo 1 (një) vit për ndërmarrjet e grupeve A dhe B;
    5. të paktën çdo 2 (dy) vjet për ndërmarrjet e grupeve C dhe D;

    Analizat dhe testet mjekësore, që lidhen me ekzaminimin mjekësor profesional në punë, ofrohen në institucionet shëndetësore, publike apo private, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për licencimin në Republikën e Shqipërisë.

    VKM Nr. 594, datë 1.7.2015 “Për miratimin e listës së sëmundjeve profesionale”