Dënim administrativ plotësues

Dënim administrativ plotësues

Dënim administrativ plotësues: masa urgjente (pezullim i punës) e cila merret në rastet e konstatimit të punësimit informal si dhe në rast se vazhdimi i aktivitetit përbën rrezikshmëri të menjëhershme, të rëndë, të paevitueshme për sigurinë e shëndetin e punëmarrësve dhe është i nevojshëm evakuimi i tyre nga vendi i punës.
Masa urgjente merret me vendim të ndërmjetëm dhe i njoftohet subjektit brenda 24 orëve.

Afatet e ankimit

Ndaj masës urgjente bëhet ankim i veçantë brenda 5 ditëve tek kryeinspektori rajonal, i cili merr vendim dhe e njofton brenda 6 ditëve nga paraqitja e ankimit.

Ndaj gjetjeve të konstatuara dhe të pasqyruara në procesverbalin e inspektimit, subjekti i konteston këto gjetje brenda 8 ditëve nga data e njoftimit të procesverbalit dhe i paraqet tek dega rajonale e ato bëhen pjesë e dosjes së inspektimit.

Ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit, subjekti brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për vendimin përfundimtar, ankohet pranë Komisionit të Ankimit të Gjobave, i cili brenda 30 ditëve shqyrton ankimin dhe merr vendim.