Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, privatë ose publikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike fitimprurëse apo jofitimprurëse në territorin e Republikës së Shqipërisë, që për arsye madhore për kryerjen në kohë të një aktiviteti, kërkojnë të punojnë duke tejkaluar orët normale ditore apo javore të punës, për një periudhë të caktuar pranë ISHPSHSH-së, duhet të pajisen me:
Autorizim “Për punë jashtë kohës normale”
Ky detyrim ligjor bazohet në:
- Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 (i ndryshuar), neni 90 pika 4.
- Ligji nr. 9634, datë 30.10.2006 (i ndryshuar) “Për inspektimin e Punës”.
Apliko për shërbimin tek duke klikuar ikonën.
e-Albania
(kliko logon)