Detyrimi për njoftim dhe deklarim i aksidenteve në punë
- Punëdhënësi duhet të njoftojë menjëherë Inspektoratin për të gjitha aksidentet në punë, që shoqërohen me vdekje ose jo, si dhe për sëmundjet profesionale. (Bazuar në Ligjin nr. 9634 datë 30.10. 2006, neni 22, pika1, i ndryshuar)
- Punëdhënësi detyrohet të njoftojë menjëherë për ngjarjet:
a) Inspektoratin Shtetëror të Punës;
b) Institutin e Sigurimeve Shoqërore;
c) organet e prokurorisë, në rastet e aksidenteve fatale ose në të gjitha rastet e
ngjarjeve të tjera, kur mendohet se ngjarja përbën vepër penale;
ç) institucionet e tjera, sipas përcaktimeve të rregulluara me ligj të veçantë.(bazuar në Ligjin nr. 10237 datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, (i ndryshuar) neni 25, pika 1) - Autoriteti përgjegjës i Policisë Rrugore, në rast të aksidenteve rrugore, kur ndërmjet të dëmtuarve ka edhe persona të angazhuar me realizimin e një detyre pune, përfshirë aksidentet e përcaktuara në nenin 28 pika 1 shkronja “d” dhe pika 2 të këtij ligji, i komunikon, brenda pesë ditëve nga data e marrjes së kërkesës, institucionit dhe personave fizikë ose juridikë, të përcaktuar në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, një kopje të procesverbalit të mbajtur në vendin e ngjarjes.( bazuar në Ligjin nr. 10237 datë 18.02.2010 “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”,(i ndryshuar) neni 26).
Regjistri i aksidenteve që mban punëdhënësi
· Në Kodin e Punes parashikohet se “Punëdhënësi duhet të mbajë në ndërmarje dhe t’i paraqesë inspektorit të punës një kopje të deklaratave të aksidenteve në punë, që kanë ndodhur të paktën që prej 3 vjetësh.
· Në VKM Nr. 461, datë 22.07.1998 parashikohet që:
“Punëdhënësi ose personi përgjegjës i ngarkuar prej tij, duhet të mbajë në ndërmarrje regjistrin e aksidenteve në pune dhe të sëmundjeve profesionale. Në këtë regjistër duhet të regjistrohen të gjitha aksidentet dhe gati-aksidentet, që ndodhin në ndërmarrje dhe të gjitha rastet e sëmundjeve profesionale.
Ligjet, VKM-te dhe rregulloret per kompensimin e aksidenteve ne pune dhe semundjeve profesionale (duke perfshire listen e semundjeve profesionale dhe aksidenteve ne pune qe janë subjekt i kompensimit)
Përfitimet e punëmarrësit të aksidentuar në punë
Ligjit Nr.7701, datë 11.05.1993“Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Neni 43, shprehet; “Personat e siguruar në rast aksidenti në punë, sëmundje profesionale, përfitojnë të drejtën e së ardhurës, pavarësisht nga vjetërsia në punë:
a) Për kujdesin mjekësor shtesë dhe riaftësim;
b) Në rast paaftësie;
c) Kompensimin për dëme të ndryshme;
d) Në rast vdekje
Kodi i Punes, Neni 39 shprehet;
2) Punëdhënësi, duhet të paguajë diferencën midis dëmit dhe shpërblimit që merr punëmarrësi nga sigurimet shoqërore, kur aksidenti ose sëmundja prfesionale është pasojë e fajësisë së rëndë të punëdhënësit.
3) Kur punëdhënësi nuk ka regjistruar punëmarrësin në sigurimet shoqërore, ai duhet të përballojë të gjitha shpenzimet që ka bërë punëmarrësi si rezultat i aksidentit ose sëmundjes profesionale, si dhe të gjithë dëmet si rrjedhojë e mos regjistrimit.
• VKM. Nr. 788, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e aksidentit në punë “.
• VKM. Nr. 461, datë 22.7.1998 ” Për Regjistrin që mban punëdhënësi për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale”.
• VKM Nr. 594, datë 01.07.2015 “Për Miratimin e listës së sëmundjeve profesionale”.