Kush mund të ankohet?

Kush mund të ankohet?

Punëmarrësi / organizata sindikale e punëmarrësve (nëse ka një të tillë) në subjektin ku ai bën pjesë apo publiku, ka të drejtë të ankohet, me shkrim apo me gojë, pranë Inspektoratit të punës, nëse gjykon/jnë që punëdhënësi/it nuk respekton/jnë të drejtën/at, që burojnë nga legjislacioni i punës.

Në rastet e kontrollit për verifikimin e një ankese, inspektorët e punës kanë detyrimin për të trajtuar në mënyrë tërësisht konfidencial burimin e çdo ankimimi, si në rastet e depozitimit me shkrim pranë Inspektoratit, ashtu dhe në rastet e proçedimit gjatë vizitës së inspektimit.