Punëmarrësi duhet që, në përputhje me formimin e tij, me instruksionet e dhëna nga punëdhënësi dhe me manualet e udhëzimet dhe rregulloret teknike:
-
- të përdorë me korrektësi makineritë, aparaturat, veglat, substancat e rrezikshme, pajisjet e transportit dhe mjetet e tjera;
- të përdorë me korrektësi pajisjet mbrojtëse individuale, të vëna në dispozicion të tyre dhe, pas përdorimit, rikthimin e tyre në vendin që është planifikuar ruajtja e tyre e sigurt;
- të mos nxjerrë jashtë shërbimit, të ndryshojë ose të zhvendosë arbitrarisht mekanizmat e sigurisë të montuara në makineri, të aparaturave, veglave, impianteve dhe ndërtesave dhe t’i përdorë si duhet këta mekanizma;
- të njoftojë, në mënyrë të menjëhershme, punëdhënësin, punëmarrësin e ngarkuar për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përfaqësuesit e punëmarrësve, për çdo situatë pune, për të cilën kanë një motiv të arsyeshëm për ta vlerësuar si rast që paraqet një rrezik të rëndë të menjëhershëm për sigurinë dhe shëndetin, si dhe për çdo defekt të konstatuar në sistemin e mbrojtjes;
- të bashkëpunojë me punëdhënësin, punëmarrësin e ngarkuar për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përfaqësuesit e punëmarrësve:
- deri në kryerjen e të gjitha detyrave ose të kërkesave të përcaktuara nga inspektori i punës, me qëllim që të mbrohet siguria dhe shëndeti i punëmarrësve në punë;
- derisa të jetë e nevojshme për t’i lejuar punëdhënësit të sigurojë që mjedisi dhe kushtet e punës të jenë të sigurta dhe pa rrezik për sigurinë dhe shëndetin, brenda fushës së tyre të veprimtarisë.