- Tipologji të reja shërbimi,
- Rishikimi i të gjitha standarteve të shërbimeve dhe miratimi i standarteve të reja,
- Rol dhe përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e bashkisë,
- Përcaktimi i një pakete shërbimesh bazë, të detyrueshme dhe të garantuara nga bashkia,
- Fuqizimi i inspektoratit përkatës për inspektimin e standarteve të kujdesit.
- Rregjistri kombëtar i shërbimeve dhe përfituesve, (administrohet nga SHSSH).
Përcaktime të tipologjive të reja të shërbimit, krijimi, klasifikimi, evidentimi, liçensimi i të cilave, do të jetë proçes pune i zbatimit të Ligjit të Ri Nr.121/2016 datë 24.11.2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”. Ky proçes, do të përfshijë rishikim e të gjitha standarteve të shërbimeve të miratuara dhe miratimin e standarteve të reja për tipologji të reja shërbimi.