ÇFARË ANKIMOHET DHE AFATET E KRYERJES SË ANKIMIMEVE

Qëllimi i veprimtarisë së inspektimit arrihet nëpërmjet:

  1. a) vlerësimit të respektimit të kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit;
  2. b) këshillimit të subjektit të inspektuar për zbatimin sa më korrekt të kërkesave ligjore;
  3. d) urdhërimit të korrigjimit të shkeljeve të kërkesave ligjore dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin prej tyre;

Gjatë inspektimit apo në përfundim të tij, inspektori i punës ka të drejtën e dhënies së dënimeve dhe marrjes së masave të tjera administrative për shmangien e rreziqeve që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë, të parashikuar nga ligji.

Inspektori, gjatë inspektimit, ka të drejtë që, me vendim të ndërmjetëm, të marrë masa urgjente.

Kundër vendimit të masës urgjente, subjekti i interesuar ka të drejtën e ankimit të veçantë, sipas nenit 44 të ligjit nr 10433 date 16.6.2011 “PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”