Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) mbajti raportin vjetor të punës, kryer përgjatë vitit 2023.
Në prani të përfaqësuesve të lartë të MEKI, Zv/Ministër znj. Olta Manjani dhe Drejtorit të përgjithshëm të Politikave të Punësimit, z. Albin Gega, Kryeinspektor z. Eljo Muçaj foli për misionin, punën e bëre, objektivat dhe vizionin për të ardhmen.
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është institucioni i ngarkuar me funksionet e inspektimit në fushën e marrëdhënieve të punës.
Sistemi i inspektimit në punë ka pasur progres në vitet e fundit, në saj të analizës funksionale, si dhe nëpërmjet zhvillimit të sistemit digjital për menaxhimin e inspektimeve, me funksione e proçedura që mbështesin inspektimin bazuar në vlerësimin e riskut. Po ashtu, është rritur komunikimi dhe bashkëpunimi me sektorin privat për të siguruar rritjen e pajtueshmërisë ligjore, nëpërmjet ndryshimit në sjelljen dhe praktikat e punëmarrësve.
Objektivat dhe angazhimet për vitin 2024 janë;
✔ Fuqizimi, rritja e cilësisë dhe përmirësimi i efikasitetit të procesit të inspektimit nëpërmjet planifikimit me bazë risku, monitorimit dhe zhvillimit të dashboard-eve të raportimit.
✔ Promovimi i një kulture parandaluese për vende pune të sigurta, të shëndetshme dhe produktive, përmes rritjes së ndërgjegjësimit të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
✔ Përmbushja e detyrimeve institucionale për raportim në kuadër të procesit të integrimit në BE si dhe përfshirja në zhvillimin e strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale.
✔ Forcimi i integritetit, rritja e profesionalizmit dhe etikës institucionale në ISHPSHSH.
#ISHPSHSH
#MEKI Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit