Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, privatë ose publikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike fitimprurëse apo jofitimprurëse në territorin e Republikës së Shqipërisë, që për arsye madhore për kryerjen në kohë të një aktiviteti, këkojnë të punojnë duke tejkaluar orët normale ditore apo javore të punës, për një periudhë të caktuar pranë ISHPSHSH-së, duhet të pajisen me:
Autorizim “Për punë jashtë kohës normale”
Ky detyrim ligjor bazohet në:
- Ligji nr. 7961 datë 12.07.1995 (i ndryshuar), neni 90 pika 4.
Ligji nr. 9634 datë 30.10.2006 (i ndryshuar) “Për inspektimin e Punës”.
APLIKO PER SHERBIMIN TEK e-Albania duke klikuar ikonën: