Konferenca Rajonale e ILO “Platformat e Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Ballkanin Perëndimor – ESAP2”

Përdorimi i teknologjive të reja dhe inteligjencës artificiale në krijimin e mjeteve të vlerësimit të riskut në përpjekjet kundër informalitetit në tregun e punës, puna e padeklaruar dhe e nëndeklaruar, ishte përvoja pilot e ndarë nga ISHPSHSH Kryeinspektor z. Eljo Muçaj dhe Zv/Kryeinspektor/Drejtor Drejtoria Inspektimit të Punës znj. Irida Qosja në Konferencën Rajonale dy ditore.

Konferenca dy ditore u zhvillua me përfaqësuesit e projektit ESAP2, ILO dhe
me moderim të znj. Ada Huibregtse Drejtuese Teknike e Projektit të ILO ESAP2.

Në këtë konferencë morën pjesë znj.Claire Harasty, Drejtore e ILO Për Europën Lindore e Qendrore, znj. Fiona Mccluney, Ambasadore e UN, si dhe përfaqësues te lartë të Ministrive të Punës, Inspektorateve të Punës dhe Agjencive të Ndërmjetësimit dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Punë në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.