Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Kryeinspektori Z. Eljo Muçaj dhe Znj. Irida QOSJA, Zv/Kryerinspektor/Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Punë mikpritën në takim delegacione të Kirkistan, Kazakistan dhe Uzbekistan në kuadër të Vizitës Studimore (26 Mars – 1 Prill 2023) .
Vizita Studimore fokus i të cilës është zhvillimi i mekanizmit transnacional të referimit për viktimat e trafikimit të personave.
Pjesëmarrësit në vizitën studimore nga të tre delegacionet ishin përfaqësues të:
Ministrisë së Brendshme – Komisioni për luftën kundër trafikimit në persona, si dhe pëfaqësues të sektorit kundër krimit të organizuar,
Përfaqësues të Prokurorisë,
Ministria e Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Migracionit,
Ministria e Jashtme
Agjencia për Migrimin e Jashtëm për punë,
Përfaqësues të organizatave,
Përfaqësues të projektit USAID/Winrock International.
Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” do të lehtësojë zhvillimin e kësaj vizite studimore,
Mariana Meshi – Drejtore Ekzekutive
Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë”.
Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Migracioni i Sigurtë në Azinë Qendrore (SMICA, 2019-2024), që po zbatohet nga Organizata “Winrock International” me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Projekti fokusohet në ndërtimin e bashkëpunimit midis qeverive vendore, sektorit privat dhe shoqërinë civile për të promovuar migrim të sigurt të bazuar në të drejtat e njeriut dhe kundër trafikimit të personave, duke synuar parandalimin ndaj të gjitha formave të trafikimit të personave, në veçanti të grupeve më të rrezikuara, nëpërmjet përmirësimit sistemit të identifikimit dhe ofrimit të ndihmës për personat e trafikuar.
Shqipëria si një vend që ka zhvilluar modele dhe një praktikë shumë të mirë të zhvillimit dhe zbatimit të TRM-së.
SMICA fokusohet në ndërtimin e bashkëpunimit me pushtetin lokal, sektorin privat, dhe shoqërinë civile për të nxitur migrimin e bazuar në të drejtat dhe kundër trafikimin e personave, për të zvogëluar vulnerabilitetin e popullsive në rrezik për të gjitha format e trafikimit të personave (TIP), dhe për të përmirësuar identifikimin dhe ndihmën për personat e trafikuar.
Takimi luan rol në luftën kundër trafikimit në njerëz dhe sidomos ato që janë përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e mekanizmit kombëtar dhe transnacional të referimit, duke përfshirë ministritë përkatëse, agjencitë ligjzbatuese, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të.