Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore dhe masën administrative kryesore të marrë, “Gjobë” dhe “Paralajmërim” (për detyrimin e punëdhënësit për rivlerësimin e rreziqeve në çdo vend pune nga persona të specializuar sipas legjislacionit në fuqi, për detyrimin e punëdhënësit për të vënë në dispozicion të punëmarrësve udhëzimin e hollësishëm, në zbatim të Dokumentit të Vlerësimit dhe Parandalimit të Rrezikut, për çdo vend pune, i dokumentuar nëpërmjet një procesverbali që mbahet mes palëve, për detyrimin e punëdhënësit për të mbuluar me shërbim mjeksor të gjithë punëmarrësit e tij, për detyrimin e punëdhënësit për të njoftuar ISHPSHSH brenda 24 orëve për aksidentet në punë) etj, detyrime që përcaktohen nga Ligji nr.10237, datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë, i ndryshuar, Ligji nr. 9634 datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës”, i ndryshuar, Vendimi i Këshillit të Ministrave nr 108, datë 9.2.2011 “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tyre, si dhe bazuar edhe në proçes-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;
VENDOSI:
- Lënien në fuqi të vendimit përfundimtar të inspektorëve për dënimin administrativ kryesor, “Gjobën” në vlerën 820.000 (tetëqindenjëzet mijë) lekë dhe “Paralajmërim”, dhe rrëzimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në gjykatë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni, sipas legjislacionit në fuqi.
Formati pdf: 001026022020