Vendimi 000926022020

Vendimi 000926022020

Në përputhje me pikën 2 të nenit 51 të Ligjit nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ankimit për vendimin përfundimtar, Komisioni i Ankimit të Gjobave, i ngritur pranë ISHPSHSH-së, pasi shqyrtoi kërkesën ankimore ndaj vendimit përfundimtar të inspektimit, me detyra të lëna për tu realizuar (që subjekti të pajiset me fikëse zjarri, që subjekti të pajiset me kutinë e ndihmës së shpejtë, që të mbahen në subjekt një kopje e dokumentave të punës, që të ofrohet shërbimi mjekësor nëpërmjet një mjeku të licensuar prej tij dhe që të hartohet dokumenti i vlerësimit të riskut), detyra që përcaktohen nga Ligji Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i RSH ”, i ndryshuar, Ligji nr 10237, datë 18.02.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, i ndryshuar  si dhe bazuar edhe në proçes-verbalin e mbajtur nga anëtarët e komisionit;

VENDOSI:

Shfuqizim të vendimit përfundimtar të inspektorëve me detyra të lëna, i mbajtur me aktin administrativ, dhe pranimin e ankimit ndaj vendimit përfundimtar.

Formati pdf:  000926022020