April 9, 2022 marin

Takim pune në kuadër të Fushatës Ndërgjegjësuese nën sloganin “Së bashku arrijmë më shumë”

Në kuadër të ndërgjegjësimit, këshillimit, mbi të drejta dhe detyrime që burojnë nga Legjislacioni i Punës, në subjektet fason, u organizua takimi i punës mes drejtuesve të ISHPSHSH-së, shoqatës “Pro.Eksport” Albania si dhe përfaqësuesve të subjekteve fason që operojnë në Rajonin Shkodër.

Organizimi i kësaj tryeze është në kuadër të Fushatës Ndërgjegjësuese mbi zbatimin e dispozitave ligjore të tregut të punës si dhe diskutime e problematika që e shoqërojne këtë sektor të ekonomisë shqiptare.

Sektor i cili pati dhe sfidat e veta në periudhën e pandemisë, sektor që në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm punëmarrësish.

Diskutimet e frytshme i shërbyen gjetjes së mekanizmave ligjore në respekt të punës së secilit.