Takim pune në Drejtorinë Rajonale Korçë

U zhvillua Takim Pune, e Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në Drejtorinë Rajonale Korçë.

Fokus i këtij takimi ishin puna e bërë nga kjo Drejtori si dhe efiçensa e inspektimeve të kryera në drejtim të përmirësimit të situatës në Rajon për informalitetin dhe parandalimin e aksidenteve në punë. U vendos theksi në objektivat për Vitin 2022, ku kërkohen rezultate sa i takon punësimit informal dhe sidomos ‘Informalitetit Gri’ si dhe kontrolleve të ‘Sigurisë në Punë’.

U diskutua mbi mënyrën e organizimit të fushatës ndërgjegjësuese në subjektet fason, dhe rritjen e nivelit të performancës së punës, për rezultate konkrete në drejtim të zbatimit të dispozitave ligjore të legjislacionit të punës.