STAMBOLL – REGIONAL TRIPARTITE KNOWLEDGE SHARING FORUM FOR EUROPE AND CENTRAL ASIA

Regional Tripartite Knowledge Sharing Forum for Europe and Central Asia organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë për të diskutuar qasje inovative në adresimin e informalitetit dhe promovimin e kalimeve drejt formalitetit në rajon.

Inspektorati Shtetëror i Punës pati nderin të prezantojë sistemin MIRA – Matrica e Inteligjencës dhe Analizës së Rrezikut, një platformë inovative e bazuar në teknologji të avancuara të Inteligjencës Artificiale, si data mining dhe machine learning, që ka transformuar mënyrën e realizimit të inspektimeve në Shqipëri.

Gjatë konferencës, sistemi MIRA u vlerësua maksimalisht nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan se ky sistem është një shembull i suksesshëm i transformimit dixhital, duke:
▪︎ Përmirësuar proceset e brendshme;
▪︎Forcuar transparencën dhe integritetin në inspektimet e punës;
▪︎Rritur përputhshmërinë me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ky sistem inovativ i jep Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në fushën e inspektimeve dhe është një shembull frymëzues për vendet e tjera në rajon.