Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë një angazhim të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e inspektimit të punës dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve!

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Punës të Shqipërisë dhe Inspektoratit të Punës të Kosovës shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një kuadri të përbashkët për sigurimin e pajtueshmërisë me ligjet e punës, përmirësimin e sigurisë në punë, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, përfshirë punëtorët migrantë dhe grupet e margjinalizuara si  në të dy vendet.

Marrëveshja përfshin:

  • Zhvillimin e inspektimeve të përbashkëta ose të bashkërenduara;
  • Shkëmbimin e informacionit përmes protokolleve të qarta ndërinstitucionale;
  • Nisma ndërgjegjësuese për punëdhënësit dhe punëmarrësit mbi të drejtat dhe detyrimet ligjore;
  • Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të inspektorateve, përfshirë inspektorët e punës në të dy vendet.

Ky bashkëpunim, i mbështetur nga partnerët e GIZ, përfaqëson një shembull të qartë të unitetit rajonal në promovimin e praktikave të sigurta dhe të drejta të punës, duke hedhur themelet për përmirësime të qëndrueshme në qeverisjen e tregut të punës në dy vendet tona.