Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me mbështetjen e Agjencisë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) organizoi seminarin me temë: “Rritja e ndërgjegjësimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në koherencë me strategjitë e BE-së”, me pjesëmarrës të organizatave të punëdhënësve, punëmarrësve, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë që operojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Në praninë e Znj.Irida Qosja, Zv/Kryerinspektor/Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Punë ISHPSHSH-së, EU-OSHA: z. Michele Dinelli, menaxher i projektit IPA, EU-OSHA: z. Ioannis Anyfantis, Menaxher i projektit të kërkimit, Károly György, ish-sekretar ndërkombëtar në Konfederatën Hungareze të Sindikatave / MASZSZ, ILO: znj. Zhulieta Harasani, koordinatore e ILO-s për Shqipërinë u diskutuan;
▪︎Rritja e ndërgjegjësimit për strategjitë e BE-së për SSHP.
▪︎Strategjia dhe politikat e BE-së për SSHP.
▪︎Roli i Inspektorateve të Punës në Vendet Anëtare të BE-së.
▪︎Rëndësia e Dialogut Social.
▪︎ILO dhe strategjitë kombëtare të SSHP.
▪︎Strategjia kombëtare e SSHP-së në Shqipëri.
Objektivi i seminarit është të ndërgjegjësojë dhe të promovojë një kulturë dhe mjedis pune të sigurt
dhe të shëndetshëm, duke përqëndruar veçanërisht në zvogëlimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.
Realizimi i këtij qëllimi është i lidhur ngushtë me Planin e Veprimit të Dokumentit Politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për periudhën 2024-2030.
▪︎Shkëmbimi i përvojave dhe strategjitë për të përforcuar Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare.
▪︎Synimi i rritjes së ndërgjegjësimit mbi temat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
(OSH) në të gjithë Evropën.
▪︎Sigurimi i kushteve të mira dhe të sigurta të punës është në të vërtetë një element kyç për cilësinë e jetës së qytetarëve.
Monitorimi, zbatimi dhe promovimi i një kulture të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
Për të përmbushur plotësisht qëllimin e një mjedisi pune të sigurt dhe të shëndetshëm, është e rëndësishme që të vazhdohet bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të të gjithë aktorëve të përfshirë, duke përdorur përvojën dhe ekspertizën e tyre për të adresuar sfidat dhe për të avancuar në drejtim të një sistemi më të fortë dhe më efikas për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në Shqipëri.
Partnerët socialë, duke përfshirë Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë dhe organizatën Business Albania, angazhohen në mënyrë aktive në punën për hartimin e politikave dhe marrin pjesë në nismat e financuara nga donatorët, duke kontribuar në formulimin e strategjisë për SSHP-në.
Palët e jashtme të interesuara si Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) dhe Bashkimi Evropian (BE) luajnë një rol vendimtar në mbështetjen e nismave për SSHP-në përmes projekteve të asistencës teknike dhe shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës së tyre.
Organizatat dhe iniciativat e Shoqërisë Civile kontribuojnë në përpjekjet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe ngritjen e kapaciteteve për SSHP-në.