Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po vijon me kontrollet e kantierëve të ndërtimit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në punë, përmirësimin e kushteve për punëmarrësit që punojnë në këtë sektor, si dhe për forcimin e kulturës për Siguri në Punë, në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtuesve, ju drejtohemi të gjithë punëdhënësve të sektorit ndërtim:
▪︎ Të rrisin nivelin e ndërhyrjeve në kantiere përmes masave kolektive të mbrojtjes në punë.
▪︎ Të rivlerësohen rolet Koordinator për Çështjet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë në kantier dhe Personave Përgjegjës, duke u përcaktuar detyra të qarta dhe përgjegjësi direkte për respektimin e rregullave të punës në kantier.
▪︎ Sigurohuni që çdo punëmarrës i kantierit të jetë i deklaruar dhe i instruktuar me rregullat e sigurisë në punë në kantier, si dhe të përdorin gjatë punës Pajisjet Mbrojtëse Individuale (PMI).
Të punojmë së bashku për të rritur kulturën e ndërgjegjësimit për të gjithë, për të garantuar vende pune të sigurta dhe të shëndetshme për çdo punëmarrës që punon në këtë sektor.
Tolerancë ZERO për shkelësit e Ligjit, në çdo rast që do të konstatohet nga Inspektorët e Punës!