Mos nënshkruaj kontratën e punës pa e lexuar atë.
Nënshkruaje kontratën e punës nëse je dakort me të gjithë elementët e saj.
Sigurohu të kesh një kopje të saj, sapo ta kesh nënshkruar atë.
Mos prano të punosh i pasiguruar në skemën e sigurimeve shoqërore.
Mos puno më shumë se 8 orë në ditë i papaguar.
Mos puno në ditën e pushimit javor apo ditët e festave zyrtare i papaguar.
Mos prano të paguhesh me lekë në dorë. E gjithë paga kalon vetëm përmes sitemit bankar
Mos prano të punosh me një pagë më të ulët se paga minimale në shkallë vendi.
Kërko të drejtën tënde për leje vjetore, të paguar.
Mos lejo të diskriminohesh në vendin e punës.
ISHPSHSH