Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore zhvilloi sot “Analizën Vjetore” të Vitit 2022 me pjesëmarrjen e përfaqësueses nga Inspektorati Qendror Znj. Teuta KUKAJ, Drejtor/Drejtoria e Mbikëqyrjes së Inspektimeve, Udhëheqjes Metodologjike dhe Koordinimit dhe stafin e ISHPSHSH-së me në krye Kryeinspektorin Z. Eljo MUÇAJ.
🗣 Gjatë bisedës u vu theksi në paraqitjen e objektivave për Vitin 2023.
▪️Vëmendje e shtuar në drejtim të rritjes së efektivitetit të punës inspektuese sa u takon çështjeve sensitive si Informaliteti në të gjitha format e shfaqjes së tij ashtu dhe kushteve të Sigurisë në vendin e Punës.
▪️Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, përmes veprimtarisë inspektuese, punon vazhdimisht në garantimin e zbatimin e Legjislacionit të Punës duke synuar në plotësimin e standartave të punës nga punëdhënës e punëmarrës.
▪️Në qëndër të punës sonë ka qënë vendosja e inspektimit të punës dhe rolit të inspektorit, në garantimin dhe rritjen e vazhdueshme të zbatueshmërisë së dispozitave ligjore të parashikuara në Legjislacionin e Punës e të lidhura ngushtë me rritjen e eficencës së inspektimeve.
✅ Arritjet e punës gjatë vitit 2022:
▪️Zgjerimi i hartës së subjekteve që marrin shërbimin e inspektimit të punës në masën 22% të totalit të inspektimeve.
▪️Vëmendje e shtuar në inspektime në subjekte me punëmarrës të huaj, nën 18 vjeç.
▪️Rritja e transparencës dhe efektivitetit të punës inspektuese. Fenomen ky i matshëm përmes uljes së ankimimeve të vendimarrjes së inspektimit nga ana e subjekteve.
▪️Forcimi i besimit ndaj institucionit ku zgjidhja e ankesave është tashmë tregues i punës dhe përkushtimit në mbrojtje të të drejtave ligjore, parashikuar në Legjislacionin e Punës.
#ISHPSHSH 📍👩🔧👷🏗