Inspektorati Shtetëror i Punës dhe AMA bashkojnë forcat për të informuar, ndërgjegjësuar dhe këshilluar të gjithë punonjësit e sektorit të medias mbi të drejtat e tyre për të punuar në kushte të sigurta, të shëndetshme dhe dinjitoze.
Ky bashkëpunim synon:
▪︎ Respektimin e të drejtave të punonjësve të medias.
▪︎ Forcimin e zbatimit të standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
▪︎ Promovimin e dialogut dhe transparencës në vendin e punës.
▪︎ Mbështetjen e profesionalizmit dhe etikës në një sektor kyç për demokracinë.
Forcimi i bashkëpunimit për përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë në sektorin mediatik përbën një prioritet për të mbështetur profesionalizmin dhe standardet e larta në zbatimin e misionit fisnik që ka media në vend.
View More

