Inspektimi i punës kryhet gjithmonë online përmes portalit “e-inspection”.
Inspektimi kryhet në çdo orë të ditës e të natës, me objekt inspektimi si:
- Inspektim i programuar (planifikim mujor mbi bazë vlerësimi risku)
- Inspektim jashtë planifikimi për rastet:
- Denoncim apo indicie nga palë të treta, përfshirë këtu denoncime nga platformat online, me dokumente shkresore protokolluar pranë institucionit nga individë apo institucione të tjera.
- Njoftim për rast incidenti apo aksidenti të ndodhur gjatë orarit të punës, gjatë kryerjes së punës me urdhër nga punëdhënesi apo përfaqësuesit e tij, apo edhe gjatë rrugës së drejtpërdrejtë shtëpi-punë dhe anasjelltas.
- Raste flagrante të shkeljes së dispozitave ligjore të Legjislacionit të Punës, parashikuar nga ky i fundit. (Nënkontraktorë)
- Raste të kërkesave nga e-albania, për leje për punësim të miturish, për të kryer punë jashtë kohës normale të punës, para fillimit të punës në një kantier ndertimi apo zgjerim të aktiviteti ekzistues.
PROCEDUAR INSPEKTUESE
- Inspektimi fillon gjithmonë me autorizim të kryeinspektorit, përveç rasteve të inspektimeve jashtë planifikimi, ku autorizimi mund të plotësohet më vonë se veprimet inspektuese të grupit të inspektorëve, dhe brenda 24 orëve ky dokument i paraqitet subjektit objekt kontrolli.
- Para fillimit të një inspektimi, inspektorët e punës (grupi i punës) njihen përmes autorizimit me subjektin ku do të kryhet inspektimi si dhe me objektin e kontrollit.
- Paraqitja e grupit të punës në subjektin objekt kontrolli, fillon me prezantimin e tyre përmes kartave të inspektorit, përmes komunikimit me punëdhënësin apo përfaqësuesit e tij në objektin e inspektimit.
- Grupi i punës paraqet Autorizimin e Inspektimit, te firmosur dhe vulosur nga Kryeinspektori autorizues, dokument ky i cili duhet të firmoset nga punëdhënësi apo përfaqësuesit e tij në objektin e inspektimit, për njohjen dhe marjen në dijeni para fillimit e procedurës inspektuese.
- Më pas procedura inspektuese vijon me kontrollin fizik në subjektin objekt kontrolli, dhe pasqyrimin e cdo veprimi në dokumentet standarte të insptektimit, pjesë e sistemit online, dhe paisjeve portabël të grupit të punës.
- Grupi i punës dokumenton veprimet inspektuese këshilluese, shkeljet e evidentuara, masat për secilën prej tyre, duke ja bërë me dije të gjitha këto punëdhënësit apo përfaqësuesit e tij, shoqëruar edhe me dokumentacion inspektimi.
Punëdhënësi apo përfaqësuesit e tij, mer dijeni dhe firmos në dokumentet standarte të sistemit e-inspektimi:
- Autorizim Inspektimi
- Liste verifikimi
- Proces-verbal inspektimi
- Vendim i ndërmjetem-nëse është rast që ka një të tillë.
- Vendim përfundimar inspektimi.
Në rast pengimi në kryerjen e detyrës, grupi i punës mer masat e përcaktuar sipas Ligjit Nr. 9634 “Për inspektimin e Punës”, si dhe Ligjit Nr. 10433, “Për Inspektimin në RSH”.
Për çdo kundërshti të gjetjeve të grupit të punës, punëdhënësi apo përfaqësuesit e tij, i paraqet ato me shkrim, grupit të inspektorëve që kryejnë inspektimin, brenda 8 ditëve nga njohja me proces-verbalin e inspektimit.
Me daljen e “Vendimit Përfundimtar” të inspektimit dhe mbas marrjes dijeni për të, punëdhënësi apo përfaqësuesit e tij, nëse ka kundërshti me këtë akt, ka 30 ditë kohë për të ankimuar atë pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankimimit, në Drejtorinë e Përgjithsme të ISHPSHSH-së përmes ankimimit online link që të con ne “ankimo vendim inspektimi”, ose dorëzim të kërkesës për ankimim pranë zyrës së ISHPSHSH-së, Qëndër. Rruga “Sheh Ahmet Pazari” Nr 10, Tiranë.
Pas këtij ankimimi subjekti do të njoftohet për ditën e shqyrtimit të tij.
Komisionit të Shqyrtimit të Ankimimit, mbas paraqtitjes dhe takimit me punëdhënësin apo përfaqësuesit ligjorë të tij, mer vendim dhe e njofton atë përmes dokumentit Vendim i Komisionit të Shqyrtimit të Ankimimit dhe ja njofton atë punëdhënësin apo përfaqësuesit ligjorë të tij.
Ky i fundit kundrejt këtij vendimi ka të drejtën e ankimimit në organet e tjera gjygjësore, (gjykate e shkallës së parë).