PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së ISHPSHSH janë:

  1. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: ISHPSHSH ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e ISHPSHSH dhe përkatësisht: Ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” e Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
    • i plotë;
    • i saktë;
    • i përditësuar;
    • i thjeshtë në konsultim;
    • i kuptueshëm;
    • lehtësisht i aksesueshëm;
    • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të ISHPSHSH.