Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, privatë ose publikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike fitimprurëse apo jofitimprurëse në territorin e Republikës së Shqipërisë,
pranë ISHPSHSH-së, duhet të pajisen me:
Leje pune “Për ushtrim aktiviteti”:
- para fillimit të aktivitetit
- para hapjes së një kantjeri të ri
- para zgjerimit të aktivitetit ekzistues
- para hapjes së vendeve të reja të punës.
Ky detyrim ligjor bazohet në:
- Ligji nr 7961 date 12.07.1995 (i ndryshuar), Neni 41 Pika 1; 2; 3 dhe 4.
- Ligji Nr 9634 datë 30.10.2006 i ndryshuar “Për inspektimin e Punës”.
- Ligji 10237 datë 18.02.2010 Ligji “Për sigurinë dhe shëndetin në punë” i ndryshuar.
- VKM Nr.513, datë 30.7.2004 “Për klasifikimin e veprimtarisë dhe për dokumentacionin e procedurën për dhënien e lejes nga inspektori i punës, para vënies në punë të ndërmarrjes”.
APLIKO PER SHERBIMIN TEK e-Albania duke klikuar ikonën: