Pajis me Leje Pune për ushtrim aktivitetit para vënies në punë të ndërmarrjes
HomeISHPSHSH - Pajis me Leje Pune për ushtrim aktivitetit para vënies në punë të ndërmarrjes
Pajis me Leje Pune për ushtrim aktivitetit para vënies në punë të ndërmarrjes
Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, privatë ose publikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike fitimprurëse apo jofitimprurëse në territorin e Republikës së Shqipërisë,
pranë ISHPSHSH-së, duhet të pajisen me:
Leje pune “Për ushtrim aktiviteti”:
para fillimit të aktivitetit
para hapjes së një kantjeri të ri
para zgjerimit të aktivitetit ekzistues
para hapjes së vendeve të reja të punës.
Ky detyrim ligjor bazohet në:
Ligji nr 7961 date 12.07.1995 (i ndryshuar), Neni 41 Pika 1; 2; 3 dhe 4.
Ligji Nr 9634 datë 30.10.2006 i ndryshuar “Për inspektimin e Punës”.
Ligji 10237 datë 18.02.2010 Ligji “Për sigurinë dhe shëndetin në punë” i ndryshuar.
VKM Nr.513, datë 30.7.2004 “Për klasifikimin e veprimtarisë dhe për dokumentacionin e procedurën për dhënien e lejes nga inspektori i punës, para vënies në punë të ndërmarrjes”.
APLIKO PER SHERBIMIN TEK e-Albania duke klikuar ikonen: