Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Inspektoratit të Punës dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), me qëllim forcimin e ndërveprimit institucional dhe garantimin e kushteve të denja të punës në sektorin e mediave audiovizive.

Marrëveshja synon:

  • Zbatimin efektiv të dispozitave ligjore për marrëdhëniet e punës;
  • Sigurimin e pagave të formalizuara dhe pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore;
  • Mbrojtjen e punonjësve të medias në ushtrimin e profesionit të tyre;
  • Forcimin e monitorimit të kushteve të punës në këtë sektor.

Palët angazhohen gjithashtu të:

  • Bashkëpunojnë në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator;
  • Rrisin ndërgjegjësimin dhe informimin e aktorëve të tregut mediatik mbi të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni i punës;
  • Ndërmarrin veprime të përbashkëta për promovimin e standardeve të punës së ndershme dhe të sigurt në media.

Ky bashkëpunim shënon një hap konkret drejt një tregu pune më të drejtë, më transparent dhe më të mbrojtur për profesionistët e medias.