Në kuadër të luftës kundër informalitetit në tregun e punës Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore organizon Fushatën e Ndërgjegjësimit nën sloganin:
“Së bashku arrijmë më shumë”
Kjo fushatë do të shtrihet në aktivitetet fason dhe do të zhvillohet e integruar paralelisht në dy forma që përfshijnë Ndërgjegjësim për Punëdhënës dhe Ndërgjegjësim për Punëmarrës.
Ndërgjegjësimi i punëdhënësve do të përmbushet përmes organizimit të tryezave rajonale.
Këto tryeza do të udhëhiqen nga drejtues të lartë të ISHPSHSH-së.
Diskutimet do të jenë të lidhura me rëndësinë e sektorit në tregun e punës, zbatimit të legjislacionit për të garantuar kushtet dhe standartet në punë, sfidat dhe inisiativat e përbashkëta në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe luftës kundër informalitetit.
Ndërkohë filloi ndërgjegjësimi i punëmarrësve të fasonerive duke zgjedhur Drejtorinë Rajonale Korçë përmes takimit të punës, prezantimit dhe shpërndarjes së informacionit nëpërmjet fletë-palosjeve për të Drejtat dhe Detyrimet që rrjedhin nga Legjislacioni i Punës.