Mënyra e pagesës së gjobës

Mënyra e pagesës së gjobës

Bazuar në ligjin Nr.9634, datë 30.10.2006 “Për inspektimin e Punës” i ndryshuar dhe ligjin Nr. 10 279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”, pagesa e sanksioneve me gjobë të vendosura nga Inspektorati i Punës, është si më poshtë:

  1. Çdo subjekt fillimisht duhet të pajiset me faturën e arkëtimit të lëshuar nga Sektori Financës të ISHPSHSH-së, ku janë të vendosura të gjitha të dhënat që nevojiten për tu paraqitur pranë bankave të nivelit të dytë.
  2. Çdo faturë arkëtimi që të jetë efektive duhet të firmoset nga Kryeinspektori Qendor apo Rajonal (në varësi të Drejtorisë që ka lëshuar vendimin), dhe nga administratori i subjektit (një faturë nuk është e vlefshme për bankat nëse nuk ka firmë dhe vulë).
  3. Fatura e arkëtimit e lëshuar nga institucioni është e vlefshme për të gjitha bankat e nivelit të dytë.
  4. ISHPSHSH funksionon nëpërmjet Degës së Thesarit, ku për proçesimin e pagesave, ka vetëm një kod unik dhe nënllogari.
  5. Çdo subjekt mbas marrjes së një sanksioni mund të bëjë arkëtimin e vlerës së gjobës në çdo kohë pa i’u shtuar penalitete (kamatëvonesa), nëse respektohen afatet e mëposhtme:
  • Duke ju dhënë mundësinë e ankimimit me një afat 30-ditë nga marrja dijeni e
  • Mbas përfundimit të afatit 30- ditor të ankimimit, ose deri në daljen e vendimit nga Komisioni i Ankimit (nëse subjekti ka paraqitur ankimim administrativ), duke i lënë afat edhe 10- ditë për tu pajisur me faturën e arkëtimit dhe likujdimin e saj brenda këtij afati. Për pajisjen me faturë mund të paraqiten fizikisht pranë institucionit, me shkresë apo email tek info@sli.gov.al.
  • Duke arritur një marrëveshje midis palëve për ta likujduar gjobën me këste (kamatëvonesa nuk ka nëse kërkesa paraqitet brenda afateve si më lart). Në raste kur marrëveshja arrihet pas këyre afateve ka kamatëvonesë.
  1. Në momentin që nuk respektohen afatet e sipërcituara, përveç detyrimit bazë mbi sanksionin e marrë, cdo subjekti i shtohet edhe kamatëvonesa, ku për çdo ditë vonesë (pas kalimit të afateve të mësipërme) paguhet kamatë 2 për qind në muaj të masës së gjobës, deri me datën që kryehet arkëtimini i faturës.