❌ Zero tolerancë kundër diskriminimit, dhunës dhe ngacmimit ne botën e punës.
📝 Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit i rishikuar ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nga Kryeinspektori Z. Eljo MUÇAJ dhe Komisionerit për Antidiskriminimin Z. Robert GAJDA.
🤝 Qëllimi i kësaj marrëveshje është rritja e ndërveprimit mes palëve si organe përgjegjëse që kanë tagrat dhe mandatin për kontrollin e çështjeve që lidhen me punën, dhunën dhe ngacmimin në botën e punës, me qëllim parandalimin, reduktimin dhe adresimin e këtyre fenomeneve.
Gjithashtu sigurimin e ndihmës reciproke në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit të informacionit dhe të bashkëpunimit në kuadër të marrjes së masave për mbrojtjen nga diskriminimi, dhuna dhe ngacmimi në botën e punës.
#ISHPSHSH 📍👷♂️👷♀️🏗🧱👨🔧👨🔬👨💻👩🏭🧑⚕️
#ILO 🇺🇳 #C190
#KMD
#KSSH
#BSPSH