TOLERANCË ZERO KUNDËR INFORMALITETIT!
Në vijim të aksionit të përbashkët ndaj informalitetit, Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHPSHSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) nënshkruan “Memorandum Bashkëpunimi”, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të përpjekjeve për luftën kundër informalitetit në punësim dhe pagë.
Objektivat kryesore të këtij memorandumi përfshijnë:
✔️ Përcaktimin e hapave konkrete dhe veprimeve të përbashkëta.
✔️ Kryqëzimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale.
✔️ Identifikimin dhe monitorimin e subjekteve problematike për kontrolle të shpeshta dhe inspektime më efektive
✔️ Organizimin e takimeve të përbashkëta për të rritur efikasitetin në përmbushjen e detyrimeve ligjore.
Qëllimi i këtij aksioni është ndërgjegjësimi i punëdhënësve për deklarimin korrekt të pagave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore për çdo punëmarrës në Republikën e Shqipërisë, proces qe garanton respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e punës se denjë.
Së bashku për një treg pune formal dhe të drejtë!