MEMORANDUM BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË ZBATIMIT TË PROGRAMIT IPARD III (2021 – 2027)

Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore z. Eljo MUÇAJ dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural znj. Eranda SELMANAJ nënshkruan 📝 sot memorandumin e bashkëpunimit 🤝 në kuadër të zbatimit të programit IPARD III (2021 – 2027).

✅ Objekt i këtij bashkëpunimi është përmbushja e standarteve kombëtare dhe të Bashkimit Europian 🇪🇺 në fushën e Sigurisë në Punë për investimet që do të kryhen në programin IPARD III.
Të gjitha investimet duhet të kryhen duke respektuar kriteret e Sigurisë në Punë të punonjësve. 👷👷‍♀️⚠️
Programi IPARD III pritet të nisë së shpejti dhe parashikon një zhvillim 📈 dhe transformim të mëtejshëm të bujqësisë në vend.

#ISHPSHSH 📍👷‍♂️👷‍♀️
#AZHBR