Mbledhja e Këshillit Kombëtar “Masa për një punë të denjë”

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës u realizua pikërisht në vazhdën e ditës së dytë të trajnimit për fushatën e sektorit të ndërtimit.
Në kuadër të 28 prillit, Dita Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, kjo Mbledhje e përvitshme e organizuar nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, qartësoi se vëmendja për të aksidentuarit në punë është e madhe, dhe diskutimet në lidhje me çështje dhe problematika të ndryshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, duhet të jenë nën vëmendjen e veçantë të Inspektoriatit dhe gjithë hallkave shtetërore dhe institucionale.
Në Këshillin Kombëtar të Punës, Kryetar i të cilit është Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z.Arben Ahmetaj me anëtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe Organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve, u relatuan situatat më të fundit në lidhje me problematikat e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Punës me fund përcaktoi detyrat për të ardhmen dhe përmirësimin e kushteve të punës, me qëllimin kryesor: krijimi i një pune te denjë për të gjithë punëmarrësit.