MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM DHE SHKËMBIM INFORMACIONI NDËRMJET ISHPSHSH dhe QKB

Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore z.Eljo Muçaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare e Biznesit znj.Iris Ago nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Të dy institucionet u angazhuan për t’ju ardhur në ndihmë të subjekteve të reja për informimin mbi rregulloret dhe Legjislacionin e Punës në fuqi.

Gjithashtu u dakordësua për rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve mbi të drejtat dhe detyrimet ligjore që kanë për rritjen e standardeve dhe sigurisë në punë, që lindin nga momenti i regjistrimit fillestar si biznes pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.