LRER ne aktivitetin: Respektimi i të Drejtave të Punëtorëve, Elbasan

“Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome” (LRER) në kuadër të projektit “Informimin dhe fuqizimi ligjor i punëtorëve në qytetin e Elbasanit” organizuan aktivitetin me temë: “Respektimi i të Drejtave të Punëtorëve. Shëndeti dhe Siguria në vendin e Punës.”

Në këtë takim ishin të pranishëm:

  • Përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe  Shërbimeve Shoqërore, Drejtoria Rajonale ISHPSHSH-së KORÇË, Qarku ELBASAN.
  • OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER,
  • Përfaqësues SUEDI SVERIGE,
  • Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi,
  • Përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan.

Synimi i këtij aktiviteti ishte të bëjë bashkë Institucionet përgjegjëse dhe aktorë të shoqërisë civile,  me qëllim nxitjen e një dialogu të shëndetshëm për promovimin dhe garantimin e të Drejtave të Punëtorëve, Shëndetit dhe Sigurisë në vendin e punës.

Në takim gjithashtu u diskutua mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në respektimin e të Drejtave të Punëtorëve dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e tyre.