Kryeinspektori Seferaj: Angazhimi ynë maksimal në fushatën e sektorit të ndërtimit!

Inspektoriati i Punës ka marrë pjesë në një trajnim dy ditor të organizuar nga ILO, Organizata Ndërkombëtare e Punës, me fokus të qartë evidentimin dhe marrjen e masave në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë, si një sektor që paraqet risk të vazhdueshëm për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës të punëmarrësve.

Ky trajnim u krye në cilësinë e një fushate ndërgjëgjësimi, këshillimi, informimi të punëdhënësve dhe punëmarrësve të pa shkëputur nga procesi i inspektimit.

“Angazhimi Inspektortiatit Shtetëror të Punës është maksimal në fushatën e sektorit të ndërtimit. Marrja e masave në përmirësimin e kushteve të punës me qëllim parandalimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale, si dhe krijimi i kushteve të denja punë është një nga prioritetet tona”, tha Kryeinspektori i ISHPSHSH-së, z. Arben Seferaj pergjatë këtij trajnimi.

Në trajnim ishin pjesëmarrës inspektorët nga të gjitha degët rajonale si dhe nga Drejtoria Qendrore. Për këta të fundit, u theksua mënyra se si do të inspektojnë subjektet me aktivitet ndërtimi, ku do të plotësojnë fishat (pyetsorët të përgatitur nga eksperte të ILO-s për këtë sektor) duke premtuar kështu rezultatet më të arrita drejt një pune të denjë pa aksidente dhe siguri në shëndet.