Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me datë ▫️09.12.2021▫️organizoi Konferencën Kombëtare për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, si aktivitet përmbyllës të fushatës “Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë” e udhëhequr nga Agjencia Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, nën sloganin “Vende Pune të shëndetshme, Lehtëso Ngarkesën” ku Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është pjesë e kësaj agjencie.
Organizimi i kësaj Konference kishte për qëllim ndërgjegjësimin, informimin dhe këshillimin e të gjithë aktorëve që operojnë në drejtim të sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe krijimin e vendeve të denja pune ku Inspektorati i Punës është një aktor kyç për këtë qëllim, po që të arrijë objektivat e tij duhet patjetër bashkëpunimi me sindikatat, shoqërinë civile organizatat e punëdhënësve dhe punëmarrësve, menaxherët e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilët ishin pjesëmarrës në këtë Konference.
Në këtë Konferencë u shpërndanë çertifikata-vlerësimi për rezultate të mira gjatë proçesit të inspektimit për 6 inspektorë pune, të cilët u zgjodhën nëpërmjet votimit të lirë nga të gjithë në google-form.