KOMITETI PËR TË DREJTAT EKONOMIKE, SOCIALE DHE KULTURORE (CESCR)

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në përbërje të Delegacionit Shqipëtar mori pjesë në sesionin e 76-të të Komitetit për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (CESCR) në Kombet e Bashkuara për shqyrtimin e Raportit të IV periodik të Shqipërisë mbi zbatimin e Paktit Ndërkombëtar të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Në takimin 2 ditor (16-17 shtator 2024) në kuadrin e të drejtave ekonomike dhe sociale, nëpërmjet zhvillimit të një dialogu produktiv me ekspertët e CESCR, Kryeinspektori z. Eljo Muçaj, prezantoi masat e marra nga ISHPSHSH, në bashkëpunim me MEKI dhe Institucione të tjera për të siguruar punësim të denjë, trajtim të barabartë, barazi gjinore, kushtet e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, mbrotjen e të drejtave punëtore, veçanërisht mbi punësimin e fëmijëve, migrantëve dhe punonjësve informal. U trajtuan sfidat dhe arritjet në përmbushje të detyrimeve ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut për kushte të drejta dhe të favorshme pune.