KËSHILLI KOMBËTAR I PUNËS 2024

Në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2024, u trajtuan çështje të rëndësishme për tregun e punës, mbështetjen për të rinjtë dhe sfidat për sigurimet shoqërore:

1️⃣ Marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore me Italinë u prezantua me detaje, duke theksuar përfitimet që do të sjellë për qytetarët shqiptarë që punojnë në Itali dhe anasjelltas.

2️⃣ U bë një prezantim i Skemës së Garancisë Rinore, e cila ka filluar të pilotohet dhe pritet të zbatohet deri në vitin 2027. Ky program synon të rrisë punësimin e të rinjve dhe t’i integrojë ata në tregun e punës, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional.

3️⃣ U diskutua gjithashtu mbi Reformën e Sigurimeve Shoqërore, ku u theksua rëndësia e përmirësimit të skemave të pensioneve, për të garantuar një të ardhme më të sigurt për qytetarët shqiptarë.

4️⃣ Dokumenti politik për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP) 2024 – 2030 dhe plani i veprimit për këtë strategji u diskutuan në detaje. Kjo strategji synon të rrisë standardet e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës për të gjithë punëmarrësit.

Këto hapa janë të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e mundësive për të rinjtë dhe mbrojtjen sociale për të gjithë qytetarët!