ISHPSHSH NËNSHKRUAN MEMORANDUMIN E BASHKËPUNIMIT ME AMA-N

Kryeinspektori i Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, z. Arben Seferaj dhe Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive z.Gentian Sala, në datë 28.02.2019 nënshkruan, Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin, për çështje të interesit të përbashkët, që lidhen me zbatimin e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve që punojnë në fushën e mediave audio dhe/ose vizive.

Ky memorandum do të shërbejë për shkëmbimin e përvojës dhe informacionit të të dyja institucioneve, me qëllim forcimin e kontrollit të punës në këtë sektor, si dhe respektimin e të drejtave të punëmarrësve për kushtet e punës, mbrojtjen e tyre në ushtrimin e profesionit, pagat, sigurimin dhe mirëqënien në vendin e punës.