ISHPSHSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Komisionerin e KMD

Kryeinspektori i Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, z. Arben Seferaj dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z.Robert Gajda nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për të bashkërenduar të gjitha veprimet për të realizuar mbrojtjen e punëmarrësve kundrejt diskriminimit në punë.

Kjo marrëveshje do të shërbejë për institutionalizimin, midis palëve për të siguruar ndihmën reciproke në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit të informacionit, sinjalizimit të rasteve diskriminuese e bashkëpunimit midis dy Institucioneve, në kuadër të marrjes së masave pro aktive për mbrojtjen nga Diskriminimi në Punësim dhe Fushën e Shërbimeve Shoqërore, si dhe për promovimin e parimit të barazisë.

Marrëveshja parashikon trajtimin e ankesave me inspektime të përbashkëta në raste të caktuara.

Bashkëpunimi, do të vijojë dhe në drejtim të rritjes së kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve të trupës inspektuese, në lidhje me çështjet e diskriminit në punë.