INSPEKTORATI SHTETËROR I PUNËS DHE SHËRBIMEVE SHOQËRORE, në kuadër të Fushatës “Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë” me temë:- “Lehtëso Ngarkesën”, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh të shtrira në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë .
Kjo fushatë ka synuar rritjen e ndergjegjësimit të një kategorie të madhe punëdhënësish dhe punëmarrësish për marrjen e masave parandaluese që cojnë në ç’rregullime muskulo-skeletore të ndryshme gjatë procesit të punës, krijimin e një kulture të përgjithshme për t’u informuar rreth risqeve që ekzistojnë në një pozicion pune.
Vlerësimin e tyre në mënyrë që të shmangim paaftësitë e përkohshme dhe afatgjate të punëmarrësve që do të sillte një kosto shëndetësore si dhe ekonomike për secilën palë.
Aktivitetet janë realizuar në shumë qytete duke organizuar takime nga inspektorët në biznese të ndryshme prodhuese, ku numrin më të madh të punëmarrësve e zënë aktiviteti i Fasonerisë, Ndërtimit, Shërbimeve etj..
U bë e mundur dhënia e informacionit të punëmarrësve, nëpërmjet takimeve të drejtëpërdrejta me ta, duke shpërndarë fletë-palosje në të cilat pasqyrohej një informacion i detajuar rreth Fushatës dhe objektivave të saj si dhe përmes tryezave të rrumbullakëta të organizuara me përfaqësues të ndryshëm nga sektori privat, administratë shtetërore por dhe organizata të ndryshme joqeveritare.
Në këtë mënyrë u arrit informimi i :
✅ Në 282 subjekte punëdhënësish nga këta;
🔺 186 janë kompani private,
🔺 96 janë institucione shtetërore.
✅ Në 9073 punëmarrës nga të cilët;
🔺 2341 janë punonjës të administratës shtetërore
🔺 6732 janë punëmarrës në kompani private.
✅ Të pranishëm në këto takime kanë qenë dhe 25 mjekë ndërmarrjesh.
🔺VENDE PUNE TË SHËNDETSHME🔺
“LEHTËSO NGARKESËN ”
⚠ Siguria dhe shëndeti në punë në fokus të çdo inspektimi.
📑 Informim për sigurinë dhe shëndetin në punë.
✅ Rregullat kryesore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
👨⚕ Fuqizimi rolit te mjekut në ndërmarrje.
#ISHPSHSH 📍👷♂👷♀🏗🧱👨🔧👨🔬👨💻👩🏭