May 24, 2021 marin

ISHPSHSH në kontroll të respektimit të të drejtave të punëmarrësve

Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, përmes kontrolleve të vazhdueshme të subjekteve, synon dhe punon vazhdimisht në sigurimin e rritjen e performancës së aktiviteteve ekonomike në drejtim të respektimit të të drejtave të punëmarrësve, për të patur një punë të denjë.

Puna për realizimin e këtij qëllimi, në përputhje me planet strategjike e objektivat institucionale, karakterizuar kjo në një vit të pazakonte krijuar nga situata e pandemisë, është fokusuar në drejtim të:

  • Rritjes së nivelit të zbatimit të Legjislacionit të Punës, që rregullon marrëdhëniet e punës, kushtet e punës dhe shëndetin në punë të punëmarrësve, nga subjektet ekonomike që operojnë në RSH.
  • Kontrolleve e verifikimeve të masave parandaluese të përhapjes së virusit Covid-19, në bashkëpunim me institucionet e tjera por jo vetem.
  • Adresimi i specifikave ligjore për lloj aktiviteti e për vende pune të sigurta e të shëndetshme.
  • Zero tolerancë ndaj cdo abuzimi me detyrën.