Operatorët ekonomikë duhet të ndërgjegjësohen mbi detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Punës për të trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë punonjësit e tyre pavarësisht gjinisë apo karakteristikave të tjera, u vu në dukje sot gjatë nënshkrimit të Marrëveshjejes së Bashkëpunmit midis Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore(ISHPSHSH) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik (APP). Në emër të ISHPSHSH marrëveshja u nënshkrua nga z. Arben Seferaj, Kryeinspektor, ndërsa në emër të APP nga znj. Reida Kashta, drejtoreshë e përgjithëshme e institucionit.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe Zëvendës Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Erjon Luçi, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Maryam Salim, si dhe përfaqësues të Agjencisë Franceze për Zhvillim.
Banka Botërore dhe Agjencia Franceze për Zhvillim janë të angazhuar fort në fuqizimin ekonomik të grave si dhe mbështesin axhendën e qeverisë shqiptare në këtë drejtim.
Zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Erjon Luçi falënderoi Bankën Botërore dhe Agjensinë Franceze për Zhvillim për mbështetjen e kësaj nisme dhe theksoi se një ndër aspektet sfiduese të saj është pikërisht fuqizimi i grave dhe vajzave, e jo thjesht barazia gjinore.“Fuqizimi i grave dhe i vajzave është një potencial i madh ekonomik që duhet ta shfrytëzojmë, por edhe duke i krijuar mundesitë. Kjo lidhet jo vetëm me dallimet gjinore, por shtrihet në të gjithë shoqërinë, përfshirë edhenjërëzitnënevojë. Fuqizimi i tyre është fjalë kyçe për uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies”, u shpreh Z. Luçi, duke shtuar se një rëndësi e veçantë i duhet kushtuar dhe zbatimit të masave konkrete.
Përfaqësuesja e Përhershme e BankësBotërore, znj. Maryam Salim, tha se: “Më këtë Marrëveshje Mirëkuptimi qeveria shqiptare jep një sinjal të fortë se të bësh biznes me shtetin, punëdhënësit duhet të sigurohen se po zbatojnë ligjin dhe trajtojnë punonjësit e tyre në mënyrë të barabartë. Diversiteti më i madh në tregun e punësnë Shqipëri do të sillte përfitime të mëdha ekonomike”.
Kryeinspektori z. Arben Seferaj duke vlerësuar bashkëpunimin me APP, tha se “deklarimi nga ana e operatorëve ekonomik për garantimin e zbatimit të dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës, konkretisht për mbrojtjen e të drejtës për punësim dhe profesion ndaj çdo forme diskriminimi, dhe lidhjen e kontratave të punës nga çdo punëmarrës, si dhe garantimi i marrjes së të gjitha masave për sigurinë dhe shëndetin në punë, e veçanërisht për grupet e rrezikuara, do të ketë ndikim të drejt për drejtë në marrëdhëniet e punësimit për çdo punëmarrës”.
Drejtoresha e APP, znj. Reida Kashta, vlerësoi se “përdorimi i legjislacionit të prokurimit publik dhe, në këtë rast, i dokumentave standarte të tenderit, si një instrument që nxit dhe siguron zbatimin e detyrimeve ligjore të parashikuara nga legjislacione të fushave të tjera, tregon edhe një herë rëndësinë e madhe që ka procesi i prokurimit publik dhe natyrën gjithëpërfshirëse të tij”.