Informim nëpërmjet E-albania

Në vijim të angazhimit për t’u ardhur në ndihmë të subjekteve të reja për informimin mbi rregulloret dhe Legjislacionin e Punës në fuqi dhe dakordësimit për rritjen e ndërgjegjësimit të bizneseve mbi të drejtat dhe detyrimet ligjore që kanë për rritjen e Standardeve dhe Sigurisë në Punë, që lindin nga momenti i regjistrimit fillestar si biznes, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit po konkretizohen rezultatet e këtij bashkëpunimi me ISHPSHSH.

Ju informojmë nga data 25.08.2023 çdo subjekt që do të aplikojë nëpërmjet platformës “e-albania” për hapjen e një biznesi të ri, do të informohet nëpërmjet mesazhit elektronik, mbi detyrimet ligjore të punëdhënësve në RSH-së.
Informacioni shërben si guidë inspektimi, ku nëpërmjet informimit synojmë të arrihet të sigurohet, një mjedis pune në përputhje me Legjislacionin e Punës, si dhe për të parandaluar sa më shumë risqet për jetën dhe shëndetin e punëmarrësve.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka si qëllim të saj informimin dhe këshillimin e çdo subjekti të ri që regjistrohet për herë te parë, në lidhje me të drejtat dhe detyrimet ligjore që ka çdo punëdhënës në lidhje me zbatimin e Legjislacionin e Punës, që përfshin Marrëdhëniet e Punës dhe Sigurinë e Shëndetin në Punë, në përmbushje të misionit të ISHPSHSH-së.

Sa më shumë informacion mbi ligjin aq më pak shkelje do të kemi.

Të jemi të gjithë bashkë në parandalim të çdo ngjarje apo aksidenti.

#ISHPSHSH
#QKB
#MFE Ministria e Financave dhe Ekonomisë