Hapat për krijimin dhe funksionimin e Inspektoriatit Shtetror të Punës dhe Çeshtjeve Sociale dhe më pas i Ministrisë së Punës.
Viti 1992
- Krijimi i Komitetit të Punës dhe Çështjeve Sociale dhe më pas i Ministrisë së Punës.
- Misioni i ILO-s në Shqipëri i cili propozon Projektin e ILO-s për zhvillimin e Ministrisë së Punës.
Viti 1993
- Fillimi i Projektit ILO në Ministrinë e Punës, një ndër komponentët e tij:
- Krijimi i Inspektoriatit Shtetëror të Punës në Shqipëri.
- Emërohet Inspektori i Parë i punës në Ministrinë e Punës.
- Del VKM nr. 600 që përcakton numrin e Inspektorëve të Punës në Shqipëri. Në këtë vendim përcaktohet që ISHP-ja të ketë 48 inspektor pune.
Viti 1994
- Emërohen 29 “inspektorët e parë të Punës” të cilët atashohen pranë zyrave të punësimit në rrethe. Fillojnë vizitat e para të inspektimit.
- Organizimi dhe Zhvillimi i 5 seminareve rezidenciale për trajnimin e inspektorëve nga projekti ILO.
- Krijimi i Drejtorisë së Inspektoriatit Shtetëror të Punës.
Viti 1995
- Miratimi i Ligjit nr. 7986 dt. 13.9.1995 “Për Inspektoriatin Shtetëror të Punës”.
- Organizimi dhe zhvillimi i 2 Seminareve rezidenciale për trajnimin e inspektorëve nga Projekti ILO si dhe 2 seminareve 1-javore për formimin e trajnuesve të inspektorëve të punës.
Viti 1996-1997
- Rritet numri i inspektorëve të punës si dhe numri i subjekteve të kontrolluara.
Organizimi për herë të parë i kontrollit gjeografik të subjekteve në të gjithë vendin nga inspektorët e punës në bashkëpunim me të gjithë sektorët e Ministrisë së Punës.
Viti 1998
- Miratimi i VKM nr. 457 dt. 27.7.1998 “Për Statusin e ISHP-së”.
- Ristrukturimi i Drejtorisë së ISHP-së. Krijimi i Drejtorisë së Kushteve të Punës dhe Drejtorisë së Inspektimit në Punë. Në secilën drejtori u krijuan sektorët përkatës.
Viti 1999
- Vazhdon rritja numerike e inspektorëve të punës në rrethe.
- Rritet shkalla e bashkëpunimit me institucionet e tjera homologe kontrolluese.
- Lidhen 4 akt-marrëveshje bashkëpunimi: me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Rendit, Ministrinë e Ndërtimit, Ministrinë e Bujqësisë.
- Thellohet puna për trajnimin dhe kualifikimin e stafit të inspektorëve brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet seminareve, kurseve dhe shkëmbimit të eksperiencës.
Viti 2000
- Miratimi i VKM-së 419 dt. 04.08.2000 “Për objektet e rrezikshme”.
- Rinovimi i Akt-Marrëveshjes me Institutin e Shëndetit Publik.
- Zhvillohen seminare kualifikimi me ekspert belg dhe turq, si dhe seminar i përbashkët me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
- Shteti Shqiptar ka vazhduar punën në hartimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Legjislacionit të Punës.
Paralelisht është punuar në mënyrën e organizimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të inspektimit.
Inspektimi i punës kryhet vetëm on-line, përmes portalit “e-inspektimi”.