Nën sloganin “Vende Pune të shëndetshme, në Epokën Dixhitale”, kjo fushatë e udhëhequr nga Agjencia Europiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (EU-OSHA) synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin e teknologjive dixhitale në vendin e punës dhe mënyrat për të menaxhuar këto ndryshime.
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në bashkëpunim me MEKI, do të organizojë një sërë aktivitetesh si:
· Vizita në subjekte të ndryshme;
· Takime sensibilizuese;
· Tryeza të rrumbullakta me punëdhënës; punëmarrës, sindikata dhe organizata që operojnë në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Fokusi është se si të përballemi me këto sfida për një vend pune më të sigurt dhe më të shëndetshëm.
Tetori është muaji i lançimit zyrtar, ndërsa Java e tretë e Tetorit është titulluar “Java Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”!
Për më shumë informacion dhe për të shkarkuar materialet në gjuhën shqipe, vizitoni faqen tonë zyrtare www.inspektoriatipunes.gov.al.
SË BASHKU PËR VENDE PUNE MË TË SIGURTA DHE MË TË SHËNDETSHME!