Fushata Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë 2020-2022

Fushatat Europiane “Vende Pune të Shëndetshme” janë  iniciativa dhe përpjekje  për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë dhe shëndetin në punë në të gjithë Europën. Mesazhi i këtyre fushatave është i qartë – “Siguria dhe shëndeti në punë është shqetësimi i të gjithëve. Mire per ty.  Mirë për biznesin.”

Fushatat janë më të mëdhatë e llojit të tyre në Europë dhe secila ka një temë të përcaktuar qartë, ku tema e fushatës 2-vjecare 2020-2022 është “Lehtëso Ngarkesën” e cila lidhet me sëmundjet muskulo-skeletore në vendin e punës.

Mbajtur çdo vit në tetor (java kalendarike 43), Java Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është pika kryesore e çdo fushate për Vende të Shëndetshme Pune. Me qindra ngjarje ndërgjegjësuese  zhvillohen në të gjithë BE-në, ku dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore do të kryejë një sërë aktivitetesh gjatë këtij muaji për të promovuar kushte të sigurta e të shëndetshme pune.

Për t’u njohur me aktivitet tona na ndiqni në facebook dhe ne faqen tone zyrtare:
www.inspektoriatipunes.gov.al
.

https://inspektoriatipunes.gov.al//wp-content/uploads/2021/09/HWC-Poster-TE0220139SQN.pdf